24/11 22:56
Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 589.224, prej të cilëve 676 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.085.656, me 28.216 raste në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,77 milionë raste të konfirmuara dhe 62.862 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 161 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 127 milionë dozën e dytë.
Top Channel