Kalifornia do të heqë të gjitha kufizimet për bizneset dhe distancimin social kur shteti të rihapet plotësisht më 15 qershor pas më shumë se një viti bllokimesh për shkak të pandemisë Covid-19, njoftuan autoritete shëndetësore në vend.
Nga 15 qershori, nuk do të ketë më kufizime në restorante dhe bare, ndërsa për aktivitete të mbyllura me më shumë se 5,000 njerëz, organizatorët do të duhet të kërkojnë prova të një vaksinimi të plotë dhe ose test negativ.
Në këto momente Kalifornia regjistron pak infeksione me Covid-19 dhe gati gjysma e popullsisë së tij është vaksinuar. Për aktivitete të mëdha në natyrë, si koncerte dhe sporte me më shumë se 10,000 të pranishëm, shteti kërkon vaksinimin ose një test negativ Covid-19. Nëse një i pranishëm nuk vaksinohet, ose vendos të heqë dorë nga testi, do të rekomandohet mbajtja e maskës. Për aktivitete të mbyllura, pragu bie në 5,000 të pranishëm, ku atyre që nuk kanë prova të vaksinimit ose një test negativ Covid-19 do t’u kërkohet të mbajnë një maskë.
Të ashtuquajturat pasaporta të vaksinave nuk po merren në konsideratë në këtë kohë, tha Ghaly. Mbi 35 milionë doza vaksinash janë administruar deri më sot në Kaliforni.
Top Channel