24/12 23:26
Ka shkuar në 14 numri i viktimave, nga rënia e teleferikut pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë.
Mediet fqinje shkruajnë se nga nga fëmijët që ishte transportuar në gjendje të rëndë në spital ka ndërruar jetë. Viktima është një i mitur 9 vjeç, ndërsa një 5-vjeçar është ende i shtruar në gjendje të rëndë në spital, duke luftuar për jetën.
“Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur, por pas disa orësh duke provuar gjithçka nuk mundëm t’ia dilnim dot”, tha drejtori i përgjithshëm i spitalit, i informuar nga mjekët që ndoqën trajtimin e të miturit.
Top Channel