Katër të rinj kanë rënë nën prangat e policisë së Tiranës, për vepra të ndryshme penale.
Një 31-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia duke qarkulluar me armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe me një sasi lëndësh narkotike dhe pas kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një sasi farash kanabisi.
Po ashtu, një 37 vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij iu gjet një sasi farash kanabisi.
Ndërkaq, u kap një 34-vjeçar, pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 10 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa një 43-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë/ Tiranë
Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Sekuestrohen një armë zjarri pushkë gjysëm automatike, lëndë narkotike kokainë, lëndë narkotike kanabis, si dhe fara kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. B., 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë gjysëm automatike dhe me një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Gjatë kontrollit të banesës të këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash kanabisi.
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës të këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ndalimin e shtetasit A. G., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel