Përhapja e variantit indian, Gjermania ndalon udhëtimet nga Britania e Madhe

23/05/2021 03:36

Gjermania ndalon hyrjen e shtetasve britanik në vend, pasi e klasifikoi Mbretërinë e Bashkuar si zonë me përhapje të një varianti shqetësues të koronavirusit.

Nga e diela, do të lejohen të udhëtojnë nga Britania e Madhe drejt Gjermanisë vetëm ata që kanë shtetësi gjermane, apo gratë dhe fëmijët nën moshën 18-vjeçare të një shtetasi gjerman.

Do të lejohen edhe udhëtimet për shkaqe thelbësore. Megjithatë, kushdo që do të hyjë në vend nga Britania e Madhe do të karantinohet për 2 javë, edhe nëse ka test negative për koronavirus. Ambasada gjermane në Britaninë e Madhe e justifikoi vendimin me shpërthimet lokale të variantit indian të koronavirusit, i cili mendohet të jetë më ngjitës dhe më i rrezikshëm.

Më shumë se 3850 raste me variantin indian janë evidentuar deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar, me një rritje prej 160 përqind në 7 ditët e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA