New York, mijëra njerëz marshojnë në mbështetje të Palestinës

23/05/2021 15:00

Mijëra njerëz demonstruan në New York të Shteteve të Bashkuara për të dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve.

Turma u mblodh në Sunnyside, në Queens, duke marshuar nëpër rrugë në mbështetje të Palestinës.

Pjesëmarrësit thirrnin parulla si “Liri për Palestinën” dhe “Liri për Gazën”, duke mbajtur flamuj palestinezë në duar.

Më vonë, demonstruesit, që filluan të marshojnë në rrugët e Queens-it, reaguan ndaj administratave izraelite dhe amerikane.

Marshimi, i mbajtur nën masat e sigurisë së policisë, përfundoi pa incidente.

Siç është njoftuar, tubime mbështetëse për Palestinën do të organizohen në qytete të ndryshme të SHBA-së gjatë fundjavës.

Ndryshe, më 10 maj, Izraeli filloi një ofensivë ndaj Rripit të bllokuar të Gazës, që përfundoi pas një armëpushimi me Hamasin më 21 maj.

Gjithsej 248 palestinezë kanë humbur jetën, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, në sulmet izraelite në Gaza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA