Reformat e ndërmarra si dhe masat mbështetëse ndaj qytetarëve dhe biznesit nga Qeveria, bënë që ekonomia shqiptare të ketë një qëndrueshmëri. Në rishikimin “në thellësi” të saj më të fundit (21 Maj 2021), agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moddy’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.
Agjensia vlerëson se ekonomia shqiptare u ndikua në mënyrë domethënëse nga pandemia, pasi goditja erdhi në një kohë kur situata ekonomike kishte filluar tashmë të dobësohej që pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe gjithashtu ku impakti u intesifikua edhe prej varësisë domethënëse të ekonomisë në sektrorin e turizmit. Megjithatë, agjensia vlerëson se, ekonomia shqiptare ishte në përgjithësi rezistente kundrejt goditjes së pandemisë.
Stabiliteti makroekonomik u ruajt dhe kontraktimi (recensioni) ishte më i zbutur se sa pritshmëritë fillestare dhe gjithashtu krahasuar me vendet e rajonit. Agjensia parashikon se rritja ekonomike do të rikthehet në 2021 dhe gjithashtu vlerëson se perspektiva e rritjes afamesme mbetet e favorshme.
Agjensia parashikon se borxhi publik, pas një rritje domethënëse në 2020, do t’i rikthehet një trajektoreje rënëse. Shqipëria hyri në goditjen e pandemisë me një pozicion fiskal më të fortë falë përmirësimeve në vitet e fundit. Përgjatë katër viteve përpara pandemisë (2016-2019) deficiti mesatar ishte 1.8% e PBB dhe borxhi ishte vendosur në një trajektore rënëse, gjë e cila mundësoi një hapësirë fiskale për kundërpërgjigje ndaj goditjes. Reagimi ndaj goditjes së pandemisë ishte relativisht më e vogël krahasuar me disa vende të rajonit, ajo vlerësohet se ishte në kohën e duhur dhe e mirëtargetuar.
Autoritetet aktivizuan klauzolat devijuese prej rregullave fiskalë në 2020 për të mundësuar kundërpërgjigjen ndaj dy goditjeve (tërmetit dhe pandemisë), por në 2021 qeveria shqiptare do të synojë sërisht objektivat në bazë të rregullave fiskalë në Ligjin Organik të Buxhetit (LOB), sipas të cilave borxhi duhet të reduktohet cdo vit deri sa ai të arrijë 45% të PBB.
Autoritetet gjithashtu, në Korrik 2020, sinjalizuan vendosmorinë e tyre drejt konsolidimit fiskal duke bërë amendime të mëtejshme në LOB, ku përfshinë një obligim ligjor sipas të cilit balanca primare duhet të jetë jo më e vogël se sa zero (e balancuar) duke filluar nga viti fiskal 2023 e në vijim.
Agjensia vlerëson se, ndërsa imlementimi i strategjisë afatmesme të të ardhurave u shty si pasojë e pandemisë dhe vitit elektoral, përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave mbetet një element kyc për të mundësuar investimet kapitale të mëdha të parashikuara përgjatë periudhës afat-mesme. Agjensia vlerëson gjithashtu se, dobësitë në pozicionin e jashtëm të ekonomisë mbeten të përmbajtura pavarësisht impaktit të pandemisë, ku parashikohet se dificiti i llogarisë korrente, pas një zgjerimi të përkohshëm në 2020 si rrjedhojë e rënies së fortë të të hyrave nga turizmi dhe remitancave, nga viti 2021 do të rikthehet sërisht në nivelet përpara pandemisë dhe do të mbulohet kryesisht nga flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte. Gjithashtu, niveli i rezervave valutore të vendit mbetet adekuat.
Së fundmi, agjensia vlerëson se, agjensia parasheh një vijimësi të politikë-bërjes në mbështetje të implementimit të reformave nën shtysën e procesit të integrimit në BE./Monitor
Top Channel