Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 33 persona dhe 2 persona kanë humbur jetën. Kështu numri i personave që janë testuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 132,209, ndërsa ai i viktimave në 2,444.

Kështu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2512 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (23 Maj 2021)
Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 131
Të shtruar në spitale 57
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,512

Testime totale 698,250
Raste pozitive 132,209
Raste të shëruara 128,732
Raste Aktive 1,033
Humbje jete 2,444

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 575
Korçë 114
Shkodër 86
Vlorë 55
Elbasan 42
Berat 41
Lezhë 35
Gjirokastër 35
Fier 23
Kukës 14
Durrës 12
Dibër 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA