Manastirliu: Më shumë se 3600 fëmijë të lindur jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes

23/05/2021 12:55

Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se 3600 fëmijë të lindur jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes, si ata në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Manastirliu thekson se ata kanë përfituar bonusin njësoj si çdo fëmijë që ka lindur në spitalet publike dhe jo publike në vend.

“Më shumë se 3600 fëmijë të lindur jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë gjatë këtij viti, kanë përfituar bonusin e bebes, 40,000 , 80,000 dhe 120,000 lekë të reja, njëlloj si çdo i fëmijë që ka lindur në spitalet publike ose jopublike në vend”, shkruan Manastirliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA