Elbasan/Gjendet i pajetë një person. Viktima nuk është identifikuar ende, dyshohet se është goditur pas koke
23/05/2021 08:06
Një person është gjetur i pajetë në Elbasan.
Viktima është rreth moshës 70-80-vjeç dhe nuk është identifikuar ende.
Dyshohet se është vrarë me sende të forta pas koke. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Vullnetari dhe viktima është gjetur në rrugë.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, shërbimet e policisë kanë konstatuar në anë të rrugës pa shenja jete një shtetas të seksit mashkull rreth moshës 70-80 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personit të pajetë dhe shkakun e humbjes së jetës.
Top Channel