Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Elbasan, sa kalon tunelin.

Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel në aksident janë përfshirë dy automjete, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Dëmet materiale janë të shumta, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel