Fier/ Kishat në shënjestër, disa persona thyejnë drynin e arkës së qirinjve dhe marrin paratë

23/05/2021 11:25

Persona ende të paidentifikuar nga polcia kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë, Fier duke thyer drynin e arkës së qirinjve, dhe kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.

Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marrin gjë.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.05.2021 u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e
autorëve pasi gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe duke thyer drynin e arkës së qirinjve, kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.

Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marrin gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA