Ekuacioni 1.2 mln dollarë/ Shitet letra e shkruar me dorë nga Albert Ajnshtajn

23/05/2021 12:30

Letra në të cilën gjeniu Albert Ajnshtajn shkruajti me dorë ekuacionin e shpejtësisë së dritës E=mc2 u shit për 1.2 milion dollarë në një ankand në Boston. Blerësi që e bleu letrën me një çmim trefishin e vleftës fillestare të hedhur në ankand do të mbetet anonim.

Letra e shkruar me dorë në gjermanisht mban daten 26 tetor 1946. Ajo i përket letërkëmbimit mes Ajnshtajnit dhe fizikanit me origjinë polake që jetonte në SHBA Ludvik Silbershtein i cili ka qenë një prej kundërshtarëve të tij në atë kohë.

“Pyetjes suaj mund t’i jepet përgjigje me formulën E=mc2” shkruan Einstein në letrën që ishte në dosjen personale të Silbershtein, e që më pas u shit nga trashëgimtarët e tij.

Ekuacioni – energjia është e barabartë me masën shumëzuar me shpejtësinë e dritës në katror – ndryshoi botën e fizikës duke demonstruar se koha nuk është absolute dhe se masa me energjinë janë ekuivalentë.

sot në botë ekzistojnë vetëm katër letra të shkruara me dorë të Ajnshtajnit që përmbajnë ekuacionin emblematik, i cili u prezantua për herë të parë në një botim shkencor në 1905.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA