Një administrator subjekti është proceduar penalisht në Berat, pasi u kap në flagrancë me një mjet tip kamion, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit, gjithashtu kishte dhe një punonjës të pasiguruar.
Pas veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi M.S., 37 vjeç ishte i shpallur në kërkim në maj të këtij viti nga policia e Elbasanit, për veprat penale “Ndërtim pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.
Njoftimi i policisë/ Berat
Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore si dhe në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin M.S., 37 vjeç, (administrator subjekti), pasi u kap në flagrancë në lagjen Barrikad, me një mjet tip “Kamion”, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit, gjithashtu kishte dhe një punonjës të pasiguruar.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur edhe në kërkim në datën 12.05.2021 nga DVP Elbasan për veprat penale “Ndërtim pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Veprimet e mëtejshme u kryen nga DVP Elbasan.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
Top Channel