“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë, ku ditën e sotme do të ketë surpriza në tokë dhe ajër në sheshin “Nënë Tereza”, për të gjithë qytetarët.
Në sheshin “Nënë Tereza” ishte i pranishëm Presidenti Ilir Meta në krahë të kryeministrit Rama dhe Ambasadores Yuri Kim.
Në fjalën e tij Meta tha se operacionit e trupave shqiptare me ato amerikane kanë qenë të suksesshme dhe janë realizuar të gjithë objektivat. Mbështetja dhe shkëmbimi i eksperiencave mes forcave të armatosura mes dy vendeve do ti shërbejë rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë në të ardhmen, tha më tej Meta.
Meta: Është kënaqësi e veçantë që të jemi të gjithë së bashku në këtë shesh që mban emrin e shenjtores, Nënë Tereza, për të demonstruar aftësitë ushtarake të stërvitjes së madhe të zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë. Operacione trajnuese kanë qenë të suksesshme dhe kanë realizuar të gjithë objektivat e planifikuara. Mbështetja dhe shkëmbimi i eksperiencave mes forcave tona dhe forcave të Amerikës do ti shërbejë rritjes së kapaciteteve tona mbrojtëse në të ardhmen. Shpreh falenderimet më të përzemërta për kontributin dhe mbështetjen e SHBA dhe vendeve të tjera që zgjodhën vendin tonë si vend pritës për organizimin e kësaj stërvitje të rëndësishme. Si një vend anëtarë i NATO-s ne jemi një vend mjaft i vlerësuar për këtë fakt. NATO është aleancë më e madhe e lirisë dhe besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime ashtu sikundër edhe vokacioni ynë evropian.
“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.
Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po tregojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë.
Në këtë stërvitje të madhe ushtarake janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.
Top Channel