Megjithëse sezoni turistik në Fier hapet zyrtarisht në datë 29 maj, këtë të dielë vija bregdetare e Darëzezës është kthyer në pistën më të madhe të hipizmit në vend.

17 kuaj të racës angleze nga Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e dy garave, Galoper dhe Rezistence, gara të veçanta për nga mënyra e organizimit në vendin tonë.

Trajnerët thonë se ky sport po gjen përhapje gjithmonë e më të gjerë, ndërsa Darëzeza është pista perfekte për të.

Fituesi i garës doli Eduard Cinga, që garoi me kalin Step Soster.

Për tre vendet e para kishte edhe stimuj monetar nga 1500 në 300 €uro, ndërsa kjo garë po kthehet në traditë për zonën bregdetare të Fierit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA