Nën maskimin e një kompanie, shërbimi sekret rus po blen makina gjermane të teknologjisë së lartë për industrinë e armatimit.
Lajmin e përcjell revista “Der Spiegel”, e cila identifikon agjentin Sergej K. si të përfshirë në këto furnizime. Atij i ishte caktuar detyra të kujdesej në mënyrë konspirative për të siguruar makineritë e precizionit për programin e raketave të Presidentit Putin.
Për këtë qëllim, Sergej K. thuhet se krijoi kontakte me disa kompani gjermane dhe shpërndarës. Kompania e përdorur si maskim, për këtë në të vërtetë, me sa duket, është një lloj qendre e prokurimit shtetëror për mallrat industriale perëndimore. Personi që lëviz fijet në prapaskenë është një oficer i shërbimit sekret rus FSB.
Sipas “Spiegel-it, një sipërmarrës nga Leipzigu u arrestua në kuadër të hetimeve këtë javë. Sipas informacionit, ai akuzohet se ia ka dorëzuar Rusisë makineritë, të cilat me rrugë të tërthorta kanë përfunduar në industrinë e armatimit.
Që prej vitit 2014, shitja dhe eksporti i mallrave në Rusi thuhet të jetë e ndaluar kur ato janë të destinuara për qëllime ushtarake.
Top Channel