Po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka

22/05/2021 10:12

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë orëve të fundit sepse janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Mes tyre është edhe këngëtari Aleksandër Gjoka. Burime për gazetarin e Top Channel, Andi Bora bëjnë me dije se këngëtari po drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.

Ai ka humbur kontrollin e makinës dhe ka pësuar një aksident të cilit i shkaktoi dëmtime të lehta. Më pas u dërgua në spitalin e Traumës ku po merr trajtim shëndetësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA