OBSH: Numri global i të vdekurve nga COVID-19 mund të jetë dy deri në tri herë më i lartë

22/05/2021 01:11

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se numri global i të vdekurve nga koronavirusi (COVID-19) mund të jetë dy deri në tri herë më i lartë se shifra prej 3.4 milionë që ka konfirmuar organizata.

OBSH njoftoi raportin i cili përfshin Raportin e Statistikave të Shëndetit Botëror 2021 dhe parashikimet globale për normën e vdekjeve në rritje nga COVID-19.

Në raport thuhet se që nga 31 dhjetori 2020 parashikimet paraprake treguan se numri i përgjithshëm i vdekjeve globale që mund t’i artibuohen pandemisë së COVID-19 në vitin 2020 janë të paktën 3 milionë dhe se kjo nënkupton 1.2 milionë më shumë vdekje se sa shifra 1.8 milionë që është njoftuar zyrtarisht.

Sipas parashikimeve, shifra 3.4 milionë vdekje me burim COVID-19 që i është njoftuar aktualisht OBSH-së konsiderohet e mangët në masë të madhe, theksohet në raportin në të cilin bëhet e ditur se shifra e vdekjeve është 2-3 herë më e lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA