Kanadaja njoftoi sot zgjatjen e pezullimit të fluturimeve nga India dhe Pakistani deri më 21 qershor, një masë e marrë për shkak të një rritjeje në rastet COVID-19 midis udhëtarëve që mbërrinin nga këto dy vende.
Masa, që pritej të mbaronte të shtunën, është zgjatur edhe për një muaj tjetër. “Beteja jonë kundër COVID-19 vazhdon”, tha ministri i Transportit, Omar Alghabra, gjatë një konferencë për shtyp.
“Më 22 prill, Transport Canada lëshoi një njoftim për të ndaluar fluturimet tregtare dhe private të pasagjerëve nga India dhe Pakistani për 30 ditë, duke u bazuar në këshillat e Shëndetit Publik, për të zvogëluar rrezikun e importimit të COVID-19 dhe variantet e tij”, shtoi tha ai.
India, që ka pësuar një rritje alarmante që i atribuohet një varianti “dyfish mutant” dhe tubimeve të autorizuara në muajt e fundit, ka regjistruar më shumë se 26 milionë raste të COVID-19.
Top Channel