Himarë/ Arrestohen kryeinspektori dhe inspektori i IMT, shpërdoruan detyrën dhe lejuan ndërtimin e paligjshëm

22/05/2021 12:34

Kryeinspektori dhe inspektori i IMT janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në Himarë.

Ata janë identifikuar si: R. H., 35 vjeç, banues në Himarë, me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë;  E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Ndërkohë është bërë shpallja në kërkim e shtetasve:

M.N., 36 vjeç banues në Sarandë dhe Dh. B., 53 vjeç, banues në Himarë, të dy me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka urdhëruar ndalimin e këtyre shtetasve, në bazë të vendimeve të Gjykatës, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e Bashkisë Himarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA