Që prej ditës së sotme deri në fund të muajit maj, do të lejohet hyrja e shqiptarëve në drejtim të Greqisë të personave që mbajnë statusin e punëtorit sezonal.
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë bën me dije se këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.
“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare se duke filluar nga dita e sotme, deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë në drejtim të Greqisë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal”, thuhet në njoftim.
Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdoj të konsiderohet i mbyllur, dhe si pasojë nuk lejohet asnjë lidhje me linja taktike qoftë tokësore qoftë detare. Autobusët, mini van, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi. E vetmja pikë kufitare që do punojë është e Kakavijës, e cila do punojë nga ora 07.00 deri më 19.00 dhe do lejohen të kalojnë deri në 400 veta. Nga pika kufitare e Kapshticës lejohen vetëm punëtorë sezonal. (400 veta në ditë) Pika kufitare e Kapshticës do punoj nga ora 08.00 deri në orën 16.00.
1)Lejohen të hyjnë në Greqi
-Qytetarët Grek
-Qytetarë Shqiptarë me leje qëndrimi
Bashkëshortët e huaj të qytetarëve grekë. Këto persona duhet të jenë të pajisur me certifikatë martesore ose cdo lloj dokumenti që vërtetojnë martesën. Sugjerohet që të jetë me vete gjatë udhëtimit dhe bashkëshorti grek.
Fëmijët e mitur (nën 18 vjeç) të qytetarëve grek. Këto persona duhet të jenë të pajisur me cerftifikatë familjare ose çdo lloj dokumenti që vërtetojnë martesën.
-Punëtorët sezonal të cilët disponojnë leje të posaçme
2)Nuk lejohen të hyjnë në Greqi
Qytetarë Shqiptarë me 90 ditore
Turistët shqiptarë me pasaportë
Qytetarë me pasaporta dhe leje qëndrimi nga shtete të tjera të Bashkimit Europian ose nga vëndet e treta.
Personat që lejohen të kalojnë , për të kaluar duhet të kenë
Te kenë dokumentacion të vlefshëm (pasaportë leje qëndrimi etj)
Të kenë plotësuar PLF 24-72 orë para udhëtimit
Të kenë bërë të dy vaksinat dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit. Personat në fjalë duhet të kenë me vete certifikatë vaksinime nga autoritete shtetërore në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë, lloji i vaksinës, data e kryerjes së vaksinave.
Në rast se nuk kanë vaksinë do duhen të ketë me vete test RT-PRC të bërë 24 deri në 72 orë përpara udhëtimit.
Ose një vërtetim se personi e ka kaluar sëmundjen e Covid/diagnoze pozitive, nëpërmjet PCR ose rapid test të 2 deri 9 muajve më parë (parashikohet perzgjedhja gjate plotesimit te PLF). Ky vërtetim lëshohet nga autoritete shtetërore në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë
Personat që janë me vërtetim blu duhet të dërgojnë email tek ambasada greke në Greqi.
Gjithashtu hiqet karantina e detyruar 14 ditore.
Nga pika kufitare e Kakavijës lejohen të kalojnë 400 veta në ditë. Kufiri do të jetë i hapur cdo ditë nga ora 07.00 deri në orën 19:00.
Në Kakavijë do bëhen RAPID TEST rastësore.
Top Channel