Të rinjtë shqiptarë ëndërrojnë të shkojnë në Angli. Ina Murataj, nga Tirana lë Londrën për tu marë me bagëti. Pasi përfundoi studimet e larta për menaxhim biznesi në Londër, ishte dashuria për kafshët që e kthey atë në Shqipëri. 25 vjeçarja planet për të ardhmen i ka të qarta, pasi të shtojë dhitë, delet dhe lopët ajo do të hapë një baxho.
“Unë kam mbaruar studimet në Londër prej 3 vitesh. Tani kam vendosur të hap një fermë, u bënë 6 muaj që merem me këtë punë”- tha Ina Murataj, fermere.
Përse u ktheve nga Londra ndërkohë që të gjitha të rinjtë shqiptarë duan të ikin atje?
‘Shumë e vërtetë. Unë gjithmonë kam qenë e pasionuar pas kafshëve dhe më pëlqen të kem diçka timen.Dhe mendova përse mos ta bëj në ventin tim, kam kuptuar që edhe vendi ynë ka nevojë për produkte cilësore. Kjo ka qenë arsyeja që unë jam kthyer’- tha ajo.
Kur t’i ja propozove prindërve të tu këtë idenë si reaguan? Ata të çuan me studime në Angli dhe t’i kthehesh e thua do merem me fermë?
’Në fillim nuk ishin dakord apo suportiv por duke parë që e dua këtë punë tani kanë filluar të më mbështesin’-vijoi ajo.
Momentalisht sa kohë dhi kemi?
‘Kam 100 krerë dhi, 100 dele, edhe 10 lopë të cilat do t’i shtoj’- u përgjigj ajo.
Përse nuk e mendove që ta ngrije jetën tënde në Londër?
‘Ku ka më mirë se të bësh diçka dhe të investosh në vendin tënd. Londra të ofron shumë mundësi, por si vend yt nuk ka’- vijoi Murataj.
I dukesh pak e çuditshme moshatarëve të tu që je kthyer nga Londra për tu marrë me keca?
‘Po, patjetër moshatërët e mia kërkojnë një punë në zyrë të pinë një kafe në bllok, por unë i dua shumë kafshët. Edhe të dielën kur lëviz mendja më rri tek ferma se mos ndodh ndonjë gjë këtej’- u shpreh fermerja e re.
Top Channel