Në kohën kur në 7 baza të ndryshme ushtarake në Shqipëri po zhvillohet “Defender Europë 21”, stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin Ballkanit që nga Lufta e Dytë Botërore dhe më e rëndësishmja në kuadër të NATO-s, Rusia dhe Serbia nisën dhe ato një stërvitje të përbashkët ushtarake pran Beogradit, si për të dëshmuar vendosmërinë e Moskës për ruajtjen e influencës së vet në rajon.
Ministritë e mbrojtjes serbe dhe ruse thanë se trajnimi i përbashkët i rreth 200 trupave speciale do të përfshijë “shkatërrimin e simuluar të një formacioni të paligjshëm ushtarak”, gjuajtjen me municione të vërteta dhe sulmet “anti-terroriste”.
Serbia, anëtare e partneritetit të NATO-s për Paqen dhe që kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Europian, ka vazhduar të farkëtojë marrëdhënie të ngushta ushtarake, ekonomike dhe politike si me Rusinë, ashtu edhe me Kinën.
Në stërvitjen, “Defender Europe 21”, sakaq marrin pjesë më shumë se 28 mijë trupa nga 26 shtete.
Shqipëria ka rol kryesor në këtë stërvitje si vend mikpritës dhe stërvitor, duke vënë në dispozicion disa baza ushtarake ajrore, detare dhe tokësore.
Top Channel