Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Bečić, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
“Me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju dërgoj urimet më të përzemërta.
Shpallja e pavarësisë së Malit të Zi me anë të referendumit të 21 majit të vitit 2006 ishte ishte një arritje e madhe popullit malazes drejt mirëqenies e të ardhmes së tij, konsolidimit të institucioneve demokratike dhe avancimit të rolit e kontributit në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vende fqinje dhe mike, partnerë të ngushtë në NATO, dhe kontribues për zhvillimin, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.
Të dy vendet tona i bashkojnë gjithashtu aspiratat europiane si edhe përpjekjet për të avancuar në rrugën e bashkimit me familjen europiane.
Shpreh bindjen se bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Malit të Zi do të vijë duke u zgjeruar, në të mirë të forcimit të marrëdhënieve, bashkëpunimit dhe miqësisë midis popujve tanë”, shkruan në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Top Channel