Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur ditën me një video nga Pediatria e re në QSUT, të cilën e konsideron një investim të shumëpritur.

Sipas kreut të qeverisë, Pediatria e re do të sjellë shërbim shëndetësor me standarde optimale për fëmijët.

“Mirëmëngjes dhe me Pediatrinë e Re të Tiranës, një investim i shumëpritur për shërbimin shëndetësor me standarde optimale për fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky investim përfshin rikonstruksionin e plotë të kompleksit të Spitalit Pediatrik, që përbëhet nga dy godina, Pediatria e Specializuar dhe Pediatria e Përgjithshme si dhe ndërtimin e godinës së re, e cila ka përfunduar, të Urgjencës, Reanimacionit dhe Kirurgjisë Pediatrike me katër salla operacioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA