Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vijon konsultimet publike në kuadër të hartimit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026.
Nëpërmëjet një postimi në “Facebook”, Kushi shprehet se ka zhvilluar një takim me anëtarë të Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor (KALKSH).
Ajo nënvizon se ishte një diskutim të frytshëm rreth arsimit të lartë, shtyllave kryesore që duhen adresuar 5-vjeçarin e ardhshëm dhe domosdoshmërisë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë që ndërthuret në linjë logjike edhe me nevojat e tregut të punës.
“Angazhimi ynë është maksimal që arsimi i lartë të jetë sa më gjithëpërfshirës, që plotëson standardet ndërkombëtare të cilësisë, integritetit akademik e transparencës, si dhe është promotor i zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit”, shkruan ministrja.
Top Channel