Foto ilustruese

Një 20-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 17-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur dje, në lagjen “24 Maji”, të qytetit bregdetar. Sipas policisë, i plagosuri me iniciale A.L., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, policia e Vlorës njofton arrestimin e 26-vjeçarit me iniciale E.B., pasi dyshohet se në 30 prill, ka vjedhur banesën e qytetarit P.S. , në lagjen “Pavarësia”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas dyshohet se paraditen e djeshme, në një lokal në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin e mitur A. L., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. B., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në datën 30.04.2021, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit P. S, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin në kërkim M. H., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 18.04.2021, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale ‘’Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA