Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja pa nga afër punimet që po kryhen në infrastrukturën e brendshme të Shushicës në Elbasan.
Si një nga 100 fshatrat e modelit të zhvillimit, por edhe zona më pranë By Pass-it të Elbasanit dhe automotoparkut, Shushica pritet të jetë një nga zonat më të zhvilluara të Elbasanit.
Jemi duke punuar me infrastrukturën e brendshme të këtij fshati, për të lehtësuar lëvizjet e banorëve, por edhe për të qenë gati për të pritur turistë si një nga modelet më të mira të agroturizmit.
“Ne do të vazhdojmë të investojmë në Shushicë edhe në projektet e tjera të rrugëve të kësaj njësie, por dhe në qendrën e Shushicës me qëllim që t’ju vijmë në ndihmë banorëve të zonës. Duhet ti paraprjmë investimit të By Pass-it të Elbasanit, i cili sipas gjurmës së projektit të deri tanishëm e shndërron Shushicën në një pikë të rëndësishme që do të jetë dhe një destinacion i rëndësishëm i agroturizmit. Ne na duhet që në këtë zonë, e cila është nga më të banuarat ta zhvillojmë dhe është pjesë dhe e projektit të madh të 100 fshatrave”, deklaroi Balla.
Top Channel