Hetimi i Presidentit/ Ekspertët tregojnë eksperiencat ndërkombëtare me shkarkimin e kreut të shtetit

21/05/2021 15:24

Ekspertët ligjor sollën përpara Komisionit Parlamentar që ka vënë hetim presidentin Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës, disa vendime të gjykatave ndërkombëtare të cilat janë shprehur për rëndësinë që merr neutraliteti një presidenti gjatë fushatave elektorale.

Eksperti Erind Mërkuri solli në vëmendje të komisionit si një rast analog, një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Koresë së Jugut të vitit 2004.

“Pavarësisht se zgjidhesh nga 1 parti politike nuk ka asnjë justifikim që presidenti të shkeli neutralitetin ne një fushatë elektorale”, tha ai.

Ndërsa eksperti tjetër Artan Spahiun iu referua një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Çdo qytetar i republikës gëzon të drejtën të garantohet nga paanshmëria dhe integritetit të presidentit në rastin e zgjedhjeve politike”, tha Spahiu.

Eksperti Artan Spahiu  solli edhe disa të dhëna nga doktrina italiane  për të drejtën e shprehjes së presidentit përmes mesazheve tipike dhe atyre a-tipike.

 “Duhet ti përdor mesazhet atipike në atë mënyrë që mos të tingëllojë me nënkuptime sikur po dënon apo nuk miraton sjelljen e organeve publike”, tha eksperti.

Ndërkohë që ekspertët dhanë këto komente, disa qindra metra më tutje në oborrin e presidencës kreu i shtetit Ilir Meta, iu bashkua valles duke festuar Ditën Ndërkombëtare për Diversitet Kulturor, Dialog dhe Zhvillim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA