Demokrati Fatbardh Kadilli ka dorëzuar në selinë blu kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike, duke theksuar se nuk e ka tradhtuar dhe nuk do ta tradhtojë kurrë partinë.
Kadilli tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm për PD, ndërsa shtoi se Basha nuk del as nga zyra dhe ka në dispozicion të gjithë mjetet, që deri dje i kishte kundër Ramës.
Fatbardh Kadilli: Sapo dorëzova edhe formalisht kërkesën për kreun e PD. Është një moment i rëndësishëm dhe ka shumë ngarkesë. Është një pikë kthese për PD dhe ndonëse është një garë asimetrike sa përket mjeteve.
Kryetari nuk del as nga zyra dhe ka në dispozicion të gjithë mjetet që deri dje i kishte kundër Ramës, por do të jenë përballë meje tani e tutje.
Por ndihem superior sepse vij në këtë garë vij me vlera si pastërtia, integriteti politik, përvoja, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite të jetës sime, për të qenë besnik me PD dhe çdo figurë të saj.
E mbaj fjalën, nuk e kam tradhtuar PD dhe nuk do ta tradhtoj kurrë. Do ta çoj deri në fund përpjekjen për ta ringritur PD dhe për ta bërë fituese.
Top Channel