Berisha ‘non grata’ në SHBA/ Burimi: Basha do të japë dorëheqjen, sepse… Tregon pse ish-kryeministri zgjodhi Francën për gjyqin

21/05/2021 10:56

Analisti Genc Burimi ka komentuar vendimin e SHBA për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha sëbashku me familjen e tij.

Në një lidhje live në emisionin “Breaking” në Top News, Burimi u shpreh se ky vendim i tyre rrezikon të zhgënjejë shqiptarët.

I pyetur se përse Berisha zgjidhi një vend si Franca për të hedhur në gjyq sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken, sipas tij ky vendim i ish-kryeministrit vjen për faktin se Franca nuk është një vend pro-amerikan.

Genc Burimi: Amerikanët do të zhgënjejnë shqiptarët, si Franca ka zhgënjyer shumë afrikanë. Amerikanët sot po marrin një rrezik jashtëzakonisht të madh të zhgënjejnë shqiptarët. Amerikanët nuk merren me demokracinë, por me interesat e tyre dhe në këtë pikëpamje është rreziku i madh. Zgjodhi Francën sepse nuk është mik i madh i SHBA.

Avokati është shumë avokat prestigji. Ai ka marrë në mbrojtje Sarkozi. Berisha nuk ka pasur një vazhdueshmëri në ushtrimin e pushtetit, por amerikanët nuk janë të sinqertë me këtë që po bëjnë sot, sepse po të kishte fituar PD zgjedhjet, amerikanët nuk do ta kishin shpallur non grata Berishën.

Më tej Burimi shtoi se vetë amerikanët duan një qeveri koalicioni dhe ky ishte një mesazh edhe për vetë Bashën. Ai tha se Basha është në një moment kritik dhe se do të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, pasi nuk mund të tradhtojë as Berishën, por as amerikanët, pasi të dyja palët kanë dosje kundër tij.

Genc Burimi: Amerikanët duan një qeveri koalicioni që të hapen negociatat. Në këtë moment Basha duhet të zgjedhë o me amerikanët dhe të hyjë në koalicion me Ramën ose me Berishën dhe të digjet. Për mua Basha do të japë dorëheqjen. As Berishën s’mund ta tradhtojë se ka dosje ndaj tij dhe as amerikanët nuk mund t’i tradhtoj se kanë dosje ndaj tij. Kështu do të vijë një pro-amerikan dhe do bëjë koalicion, por shqiptarët do të dalin të fituar se do të hapen negociatat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA