Foto Ilustruese

Sot rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi Iliaz Ismailaj 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA