Shtimi i lëvizjeve gjatë kësaj periudhe ku dhe frika ndaj Covid është zbehur ka rritur numrin e aksidenteve automobilistike në vendin tonë.

Skënder Brataj, shefi i Urgjencës Kombëtare, ku mbërrijnë telefonatat në kohë reale, pasi kërkohet ndihmë, kërkon që tanimë të spostohet vëmendja tek aksidentet e shumta, pasi janë shkaku i tretë i vdekjeve.

Por, në fakt çfarë po ndodh pasi bilanci i aksidenteve automobilistike dy javët e fundit ka qenë gati i frikshëm dhe Brataj përveç drejtuesve fajëson edhe këmbësorët të cilët nuk respektojnë semaforët apo vizat e bardha.

Por përveç humbjeve të jetëve, aksidentet rrugore hapin një tjetër plagë në shoqëri, pasi për çdo humbje jete përllogariten dy persona të invalidizuar.

Dhe për çdo person të invalidizuar ka një kosto financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA