Viktima Endri Mustafa

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për 15 vjeçarin E.M i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës.

Në sallën e gjyqit, 15 vjeçari nuk ka folur, ndërkohë vijon të jetë në kërkim autori i dyshuar Ibrahim Lici.

Shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë me armë zjarri Mustafën.

Viktima është gjetur në bregun e liqenit, ndërsa ka marrë 6 plumba. Konkretisht ai është qëlluar me një plumb në gojë, 2 në kokë, 3 në gjoks.

Mustafa është një person me precedent të mëparshëm penalë dhe i skeduar nga policia e Shtetit për disa ngjarje të tjera. Në 2016 u arrestua me 3 shtetas të tjerë si autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M, ngjarje për të cilën edhe u dënua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA