24/11 20:21
Numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve me koronavirusin (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 165 milionë.
Gjithsej 165.096.424 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani në mbarë globin, sipas “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
SHBA-ja mbetet shteti me më shumti të infektuar, me gjithsej 33.775.147 raste, pasuar nga India me 25.592.273 dhe Brazili me 15.735.485. Ndërkohë që nga shfaqja e virusit në Kinë, deri më tani në botë jetën kanë humbur mbi 3,42 milionë njerëz, kurse rreth 144 milionë janë shëruar.
Top Channel