Serbia “armatoset”, miliona dollarë për të blerë dronë kinezë

20/05/2021 15:46

Serbia ka shpenzuar miliona dollarë për të blerë dronë kineze.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, duke inspektuar bazën e të dhënave për importet nga Kina në vitin 2020, ka arritur në informacionin se Serbia, atë vit, ka importuar dronë nga Kina në vlerë prej 19.3 milionë dollarësh.

Çmimi, me të cilin Serbia i blerë dronët luftarakë-zbulues nga Kina, është mbajtur sekret që nga korriku i vitit 2020, kur dronët janë shfaqur për herë të parë në aeroportin ushtarak të Batajnicës, në Beograd. Bëhet fjalë për dronë CH-92A të cilët i prodhon Korporata Shkencore dhe Teknologjike e Aviacionit të Kinës, një kompani shtetërore.

Siç thuhet në specifikimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, mjeti ajror pa pilot, CH-92A, mund të godasë objektivin nga një distancë prej nëntë kilometrash, ndërsa mund të regjistrojë terrenin dhe pozicionin e njësive të armikut nga një distancë prej 250 kilometrash.

Lartësia maksimale në të cilën fluturon është 5,000 metra, ndërsa shpejtësia është pak më pak se 200 kilometra në orë. Dronët CH-92A, mes tjerash, përdoren për studim të terrenit nga ajri dhe sulm me raketa të drejtuara me laser, në caqe në tokë.

Çdo dron është i pajisur me dy raketa, që mund të godasin një objektiv nga një distancë prej 9 kilometrash.Programi i prodhimit të kompanisë në fjale përfshin edhe dronin CH-4, i cili thuhet se ka luajtur rol të rëndësishëm në konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme dhe është në përdorim në Egjipt, Etiopi, Jordani, Pakistan dhe Mianmar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA