Rihap dyert muzeu i Luvrit, stafi nuk mban lotët!

20/05/2021 16:31

Pas 6 muajsh të gjatë mbylljeje për shkak të pandemisë, muzeu i Luvrit më në fund ka hapur sërish dyert për vizitorët, duke entuziazmuar ata vetë e duke emocionuar stafin.

Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme të rihapje këto dhoma të zbrazëta prej kaq kohësh, aq të zhysnin në dëshpërim, thotë përgjegjësja për mbikëqyrjen e muzeut, Leila Cherif Hadria.

“Është një gëzim i pamasë për ne të shohim sërish publikun, sepse vetëm kështu ka kuptim puna jonë. këtu rrethohet gjithë ajo çfarë ne bëjmë, të mirëpresim vizitorët, të shohim kënaqësinë e tyre. mendoni, këtë mëngjes shpërthyem të gjithë njëkohësisht ne duartrokitje, dhe nuk ishte e planifikuar!”.

Luvri, muzeu më popullor i botës, numëron çdo vit gati 10 milionë vizitorë. periudha e pandemisë ka qenë mjaft e vështirë; që prej marsit 2020 qëndroi i hapur vetëm për katër muaj gjithsej. Të interesuar i blenë biletat online dhe gjatë vizitës së tyre janë detyruar të mbajnë maska, por ia vlente padyshim mundi dhe pritja. përpos Luvrit, në Paris janë rihapur për publikun edhe Muzeu Grévin, qendra Pompidou, Musée d’Orsay , teatrot si dhe baret e restorantet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA