Prokurori nën hetim nga Vettingu, Ervin Beqiri, kërkon 20% të shumës së një dëmshpërblimi, që një familjeje shqiptare fitoi në Itali, pas vrasjes aksidentale të djalit të tyre në vitin 2004.

Familja hapi procesin gjyqësor, ku ndërmjetës për ta lidhur me një avokate italiane ishte prokurori Beqiri. Familja i jep prokurën avokates, por pak kohë më pas, të njëjtën prokurë e kërkon edhe Beqiri, me pretendimin se ishte bërë një ngatërresë në dokumentacion. Ja çfarë thotë njëri prej djemve të familjes për emisionin Shqipëria Live.

“Ajo do bisedojë me mua se ne kemi bërë një marrëveshje ku ti do na japësh 20%. Ne e kemi fituar dëmshpërblimin në njërën shkallë në gjykatë, ndërsa tani është në shkallën e lartë. ndërkohë tani Beqiri pretendon se ne i kemi marrë paratë dhe na kërkon 20 %, sikur ka bërë ky punë në Itali”.

Por edhe pse me detyrë prokuror, që prej vitit 2009, Ervin Beqiri u hoq si avokat, e ndërsa tashmë i ka hapur proces gjyqësor njërit prej djemve të familjes duke i kërcënuar me pretendimin se kanë falsifikuar dokumenta.

“Ai pretendon se është avokat i familjes sime, ku unë nuk kam lidhje fare me të, sepse çështja është në Itali dhe ky nuk i ka dokumentat e duhura për të ndjekur një çështje në Itali. I ka hapur vëllait tim një proces gjyqësor në fier, duke i bërë një lloj kërcënimi, që shiko se keni bërë ngatërresa në dokumentacione”.

Po ashtu edhe familja ka hapur një proces gjyqësor kundër prokurorit Evin Beqiri, ku kërkon që të rrëzohet akt-marrëveshja e bere me të dhe të gjitha pretendimet e tij për 20% e dëmshpërblimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA