Numërimi për qarkun Berat/ Plas debati mes anëtarit të KAS dhe përfaqësuesit të PD: Mbyllja mikrofonin! Je më i riu, do të vendosësh rregullat me sjellje cubi

20/05/2021 17:28

Anëtari i KAS, Ilir Rusmajli ka pasur një debat me përfaqësuesin e PD, Marash Logu teksa po rinumërohen votat në qarkun e Beratit. Debati nisi për dy fletë votimi në qendrën e votimit 3339 që janë konsideruar të vlefshme për PS.

Marash Logu kërkon që të ketë pamje të fletës së votimit pasi sipas tij, votuesi ka lënë adresën e tij të banimit. Gjatë debatit, anëtari i KAS i ka kërkuar kryesuesit të seancës që të mbyllë mikrofonin e Logut dhe kjo ka nxitur reagimin e ashpër derisa kërkoi që t’i tërhiqet vëmendje për sjellje të papërshtatshme.

Kërkesës së Logut, anëtari i KAS iu përgjigj duke i thënë se nuk ekziston në procedurën e numërimit fakti që duhet të ndalë puna për të bërë fotografi të një flete votimi.

Marash Logu: Ka shkruar rrugën.

Elvis Çefa: Nuk jua kemi mohuar askujt të drejtën e fjalës por brenda normave etike të pranueshme. Jemi në një proces.

Marash Logu: Zoti kryesues, ka një votë.

Elvis Çefa: Mos ndërprisni kur flas unë. Na lini të mbarojë ky proces dhe do të keni të drejtën e cdo konstatimi që e konsideroni në kundërshti me ligjin apo që nuk ju pëlqen. Ju kërkoj të gjithëve të ruani etikën.

Marash Logu: Zoti kryesues i seancës, ka një fletë votimi të identifikueshme se përmendet një rrugë.

Elvis Çefa: E kuptuam të gjithë, u mor vendim me shumicë votash.

Marash Logu: Na jepni një pamje të asaj vote se do e kemi për Kolegj Zgjedhor.

Ilir Rusmajli: Me kënaqësi, thjesht na duhet kërkesa në bazë ligjore. Mbyllja pak.

Marash Logu: T’ju mbyllë ju, jo mua se nuk dua të flas me ju, por me kryesuesin e seancës.

Ilir Rusmajli: Po flet një anëtar i KAS, je më i vogli dhe më i riu këtu, çuditërisht me një sjellje prej cubi, je ti që do të vendosësh rregullat këtu. Po të them shumë kujdes me çdo kërkesë në përputhje me rregullat e numërimit të votave do të plotësohet. Keni nevojë të hapni manualin, të shihni që përfaqësuesit kanë të drejtë të marrin fletët e votimit, të ndërpresin procesin, të bëjnë fotokopje. Nëse në procedurën e numërimit nuk thuhet, duhet të vetëkufizoheni, kaq e thjeshtë është historia. Dhe nuk ka nevojë të diskutojmë në një procedurë që kërkon vëmendje tek fletët e votimit dhe tek debati i ne të tjerëve. Hapni manualin, plotësoni kërkesën.

Marash Logu: T’i tërhiqet vëmendja Rusmajlit për sjellje të papërshtatshme.

Elvis Çefa: Mos abuzoni me të drejtat dhe durimin tonë. Ju tërheq vëmendje zyrtarisht juve Logu, kini kujdes në mënyrën si drejtoheni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA