Foto ilustruese

Dy raste të posedimit të drogës janë evidentuar në Tiranë ditën e sotme, ku janë arrestuar 3 persona.

U arrestua R. G., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga policët e Komisariatit Nr. 5, iu gjet dhe iu sekuestrua kanabis.

Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 arrestuan D. Z., 27 vjeç dhe R. C., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit në makinën me drejtues D. Z dhe pasagjer R. C., gjetën kanabis dhe kokainë.

Sipas policisë, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : R. G., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis ;
D. Z., 27 vjeç dhe R. C., 29 vjeç, pasi sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues D. Z dhe pasagjer R. C., gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. X., 32 vjeç, pasi qenë punëtor i një bilardoje prej 5 vitesh, vendoste në dispozicion ambientin e bilardos, për të bërë organizimin e lojrave të llotarive të palejuara. Gjatë kontrollit në ambientet e brëndshme të bilardos, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, nje aparat celular dhe një njësi kompjuteri.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një dorezë metalike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve
A. I., 54 vjeç dhe E. P., 24 vjeç, pasi u kapën dule drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
•Më datë 18.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve I. N., 58 vjeç dhe K. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cerova”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushta shtetasin A. H. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA