Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua rasti tronditës i abuzimit seksual të 15 vjeçares në një fshat të Mirditës.
Pjesë e diskutimit në studio ishte Suela Kocibellinj, e cila tregoi se e njihte familjen e vajzës.
“Edhe unë e njoh familjen e vajzës, që ka dhe anëtarë të tjerë. Është familje e varfër, kanë probleme të tjera sociale dhe nuk meritonte të kishte dhe këtë. Gazetarja juaj tha dhe emrat, ata të gjithë janë komshinj aty rrotull dhe kjo është prerja në besë që mund të bëjë dikush në zonë. Deri në momentin që vajza do të jetë me e qetë psikologjikisht për të rrëfyer të vërtetën e shpirtit të saj, duhet t’i japim dhe pak kohë.
Në këtë moment po shqyrtohen mesazhet, janë shantazhuese, kërcënuese. Duke bërë kërcënime të drejtpërdrejta, nëse ti flet do të vras nënën ose duke i bërë një presion tjetër, një vajzë 15 vjeçare e ka shumë për ta mbajtur”, u shpreh e prekur ajo.
Top Channel