Do e dorëzosh mandatin e deputetit? Berisha mbyll konferencën me batutë: Thashë se do ta dyfishosh

20/05/2021 19:06

Konferenca për shtyp e Sali Berishës është mbyllur me një batutë për këdo që mendon se ish kryeministri do të largohet nga politika pas vendimit të SHBA për ta shpallur “non grata”.

I pyetur nëse do të japë dorëheqjen nga mandati i fituar në zgjedhjet e 25 prillit, Berisha tha: “Unë thashë se do ta dyfishosh…”

Pas kësaj, ish kryeministri u ngrit nga tavolina duke qeshur dhe mbështetësit e tij nisën të duartrokisnin duke brohoritur: “Berisha, Berisha, Berisha.”

Në vendimin e DASH, bashkë me Sali Berishën, u ndalohet hyrja në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Berisha Malltezit.

Ky vendim i SHBA vërteton akuzat ndër vite se zoti Berisha përmes të birit dhe vajzës duke përdorur pozicionin e tij si kryeministër i favorizoi ata realizimin e pasurive të pajustifikuara ndërsa akuza tjetër e rëndë është se ka ndikuar që të mos hetohen këto akte korruptive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA