“Ditë e zezë për Shqipërinë”/ Gjekmarkaj për Sali Berishën: Do të doja transparencë dhe fakte për të gjykuar

20/05/2021 21:20

Agron Gjekmarkaj thotë se vendimi i SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën bazohet duke gjykuar periudhën 2013-2021.

Në emisionin “Open”, Gjekmarkaj thotë se është ditë e zezë për Shqipërinë dhe gjithçka dëshiron është transparencë dhe fakte për të gjykuar Berishën.

Gjekmarkaj: Më shumë, Sali Berisha gjykohet për periudhën 2013-2021 dhe nëse është kështu, ka shumë pikëpyetje, shumë mistere. Berisha është i tërhequr në politikë, thjesht ka fjalën dhe Facebook-un dhe këtë mund të kemi të gjithë ne.

Nuk jam në trurin e vendimmarrësve të DASH, e konsideroj si një nga institucionet më serioze. Ajo çfarë do të doja sepse Berisha ka qenë president dhe kryeministër, kjo është ditë e zezë për vetveten, edhe për ata që janë gëzuar, do të doja transparencë, do të doja fakte dhe atëherë të gjykojmë mbi vendimin dhe vetë Sali Berishën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA