Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do të mbajë sot në orën 18: 00 një konferencë për shtyp.
Konferenca vjen pasi DASH e shpalli atë ‘non grata’ , duke i ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjes së tij.
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken publikisht ka shpallur si person non grata në SHBA ish presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha bashkë më familjen e tij.
Është vetë sekretari Blinken i cili përmes një mesazhi në Twitter shkruan se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tija korruptive minojnë demokracinë.
“Unë në mënyrë publike shpall Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë si të ndaluar për të hyrë në SHBA”. Ne- thekson sekretari amerikan i shtetit- qëndrojmë të bashkuar kundra korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.
Ndërkohë në faqen e departamentin të shtetit jepen hollësi për këtë vendim ndëshkues ndaj Sali Berishës dhe familjes me motivacionin për përfshirje në mënyrë sinjifikative në korrupsion.
“Në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve”.
Një tjetër shkak për këtë vendim thotë Departamenti amerikan i shtetit lidhet edhe me retorikën e përdorur nga Berisha për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse.
Bashkë me Sali Berishën thotë DASH u ndalohet hyrja në SHBA edhe Liri Berishës, Shkelzen Berishës dhe Argita Berisha Malltezit.
Top Channel