Gazetari Carlo Bollino ka folur për vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën duke thënë se një person ka marrë kurajo për të artikuluar një akuzë.
Sipas Bollinos, askush nuk mund të ankohet kundër vendimi dhe për këtë i referohet faktit se Berisha do ta çojë çështjen në gjykatën e Parisit. Bollino ka treguar në “Open” se Berisha e shpalli “non grata” në Shqipëri pa pasur fakte për të dhe për ta hequr e ka detyruar të shiste median të cilën drejtonte.
Bollino: Përsa i përket çështjet konkrete, më vjen mirë që më në fund kemi një përfaqësues i opozitës që përmend fjalën “prova”. Kemi 20 vite me një politikan si Berisha që ka shpifur dhe për herë të parë dikush nga jashtë ka kurajo për të artikuluar një akuzë politike, jo penale.
Ai nuk e ka shpallur fajtor, por thotë se nga informacionet që kemi je i përfshirë në korrupsion. Asnjë qytetar nuk ka të drejtë të ankohet kundër këtij vendimi. Sali Berisha më ka shpallur “non grata” pa pasur fakte dhe për të ma hequr këtë më ka detyruar të shisja median që unë drejtoja.
Top Channel