Berisha tha se do të padisë sekretarin Blinken, Mërtiri: Veprim kurajoz! Ka diçka në këtë mes

20/05/2021 21:43

Analisti Ergys Mërtiri e ka cilësuar gjënë më normale veprimin e Sali Berishës që të hedhë në gjyq sekretarin Anthony Blinken, i cili e shpalli person “non grata” në SHBA.

Në emisionin “Open”, Mërtiri tha se ekziston një pyetje të cilës nuk i përgjigjet askush “Çfarë qëllimi ka ky akt politik?” Ndër të tjera theksoi se veprimi i Berishës është tepër kurajoz dhe beson se ka diçka në këtë veprim.

Mërtiri: Unë gjykoj që vendimi është akt politik dhe nuk është çështje teknike e një polici kufitar apo një konsulli ambasade. Pyetja që shtrohet dhe nuk kam parë ti përgjigjet askush është “çfarë qëllimi ka ky akt politik?” A i hiqet viza se SHBA ka projekt për pastrimin e politikës shqiptare nga korrupsioni? Nëse do ishte kjo, Berishës mund të mos i vinte radha fare.

Nëse ka vendim për të luftuar korrupsionin, ka raste flagrante që nuk ka as prononcime nga ambasadorja e SHBA. Ne kemi vendin që është mbuluar me drogë, ministra të përfshirë në grupe kriminale, mafia italiane Ndrangheta po pastron para duke ndërtuar. Do mbetet për tu parë nëse ky veprim pasohet me hapa të mëtejshëm apo jo. Nëse jo, gjykoj se është i nxituar. A është kjo përpjekje për Ballkanin? Nëse pranojmë që është veprim politik, cila është kjo politikë?

Fakti që Berisha i hedh në gjyq është gjëja më normale. Ose të largohej fare, ose të reagonte dhe të mbronte figurën e tij. Në këtë pikë gjykoj që është veprim normal. Veprimi i Berishës është kurajoz dhe ka diçka në këtë mes se përndryshe nuk do e merte këtë veprim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA