Berisha i shpall betejë ligjore SHBA-së, Ngjela: Bëri gabim, përshpejtoi procesin penal kundër tij

20/05/2021 21:51

Jursti Spartak Ngjela, i ftuar në “Open” ditën e sotme foli për vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe betejën ligjore që ky i fundit ka hapur ndaj SHBA-së.

Sipas Ngjelës ky veprim i ish kryeministrit Berisha ishte i gabuar, pasi padia që do të ngrejë ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken do të përshpejtojë procesin penal ndaj tij.

Ngjela: Ka hedhur sekretarin e shtetit në gjyq, po ju mendoni se sekretari flet me mendimet e gruas së tij. Jeni në metro ju? Ai është mendimi i politikës amerikane, si do hedheësh politikën amerikane në gjyq. Ai është nën akuza tani, por shpejton akuzën që mund ti vijë në Shqipëri.

Nuk ka gjykatë në Francë, dy janë gjyqtarë pesë janë t zgjedhur nga populli, si do marrin ata, për shpifje? Nuk e di. Edhe sikur Blinken të ishte privat nuk është subjekti i të drejtës franceze. Ku ka gjykatë ndërkombëtare në Paris. Nuk morëm vesh nëse është padi penale apo civile.

Është i trembur, kushedi si kanë ardhur, mbase nuk është faji i tij. Bëri gabim se përshpejtoi procesin penal kundër tij! Nuk e di çdo bëj Saliu, por çështja është që në këtë rast ka gabuar për shpejtimin e akuzës. Ka prova apo jo në fund të fundit do vijnë në Shqipëri. Ka dhe një ligj për ekstradimin sot. Që të bësh një analizë juridike duhet të konvergosh në një pikë 5 ose 6 elementë.

Vasili: Çfarë kuptoni me ektradim?

Ngjela: Gjithçka, për çdo gjë të ekstradojnë. Nuk ka shqipëria sot këllqe sociale të durojë situata të tilla. Ata që e kanë marrë përsipër ti çojnë deri në fund.
Po fole për prova ke folur për shtet të së drejtës.

Saliu është mirë, do tërhiqet. Lëre që e ka çuar deri në fund tani!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA