Opozita e humbi betejën e parë ligjore për të faktuar atë që e ka cilësuar si masakrës elektorale.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vulosi mandatet e qarkut Gjirokastër duke rrëzuar kërkesat e PD dhe LSI për përsëritje të zgjedhjeve.

Anëtarët e KAS u ndanë në votim. Ledio Braho dhe Elvis Çefa mbështeten opozitën, ndërkohë ata qe e rrezuan ishin Elvin Lako, Koli Bele dhe Ilir Rusmali, ky i fundit u përplas ashpër jo vetëm me kolegët e tij por edhe përfaqësuesit e partive politike.

Debati nisi pas seancës dëgjimore me nënkomisineren Lealba Pelinku, e cila evidentoi faktin se nga 74 raste te dyshuara për votim te dyfishtë, 2 vijnë nga radhët e administratës zgjedhore.

Pa ju tharë boja vendimit opozita paralajmëroi ankimim në Kolegj Zgjedhor.

KAS shpalli të vlefshme edhe zgjedhjet ne Berat, duke rrëzuar sërish opozitën e cila kërkoi përsëritje të zgjedhjeve, por ky qark mbetet i hapur, pasi të enjten pritet të shqyrtohet kërkesa për rinumërim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA