Spanja vendos ushtrinë në Ceuta për të ndalur fluksin e migrantëve nga Maroku

19/05/2021 02:20

Spanja sot ka vendosur ushtrinë e saj në enklavën e saj Ceuta në veri të Afrikës që të merret me valën e migrantëve që vijnë në territorin e saj.

Autoritetet spanjolle raportuan se një shifër rekord prej 5.000 personash, përfshirë të mitur, kaluan në mënyrë të parregullt në Ceuta të hënën. Një burim policie tha për “Europa Press” të Spanjës se numri mund të jetë deri në 9.000 të martën.

“Prioriteti im është të kthejë normalitetin në Ceuta. Qytetarët e saj duhet ta dinë se ata kanë mbështetjen absolute të qeverisë spanjolle dhe ne do të veprojmë me vendosmëri për të ofruar sigurinë e tyre dhe për të mbrojtur integritetin e tyre si pjesë e vendit”, shkroi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në Twitter.

Migrantët arritën duke notuar ose duke marrë anije të vogla nga Maroku në territorin spanjoll. Të paktën një person humbi jetën në përpjekje. Fluksi i migrantëve vjen në mes të një mosmarrëveshjeje diplomatike midis Spanjës dhe Marokut, që po përkeqësohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA